Home ShowBiz Pa komplekse, Orinda tregon defektin në trupin e saj
Pa komplekse, Orinda tregon defektin në trupin e saj
0

Pa komplekse, Orinda tregon defektin në trupin e saj

0
0

Moderatorja Orinda Huta ka vendosur që të japë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha femrat.

Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me streçe dhe një kanatiere të shkurtër ndërsa ka treguar edhe defektin në trupin e saj që nuk ka dashur aspak ta fshehë me photoshoop.

“Atë copën e dhjamit që ka dalë në foto mund ta photoshop-oja, por zgjoja që jo. Për ti treguar të gjitha vajzave që mërziten për dhjamin jemi njësoj”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Ajo ka shtuar gjithashtu se aktualisht peshon 64 kg dhe se gjatë qëndrimit në shtëpi pavarësisht stërvitsjes nuk ka humbur më shumë se një kg.

Megjithatë Orinda thotë se ndihet shumë mirë dhe është një ndër të paktat herë peshën mbi 60 kg nuk e ka problem.

Ndërsa në fund sqaron se postimi nuk u ndikua nga ndonjë koment negativ.

Mesa duket moderatorja ka dashur thjesht të japë një shembull të mirë për të gjitha femrat, duke u shfaqur origjinale dhe duke mos e patur aspak problem.

orinda huta

Link: https://www.instagram.com/orindahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwunzXpA-C8/