Home Aktualitet E rrallë, 101 vjeçarja i mbijetoi Gripit Spanjoll, tumorit dhe Coronës
E rrallë, 101 vjeçarja i mbijetoi Gripit Spanjoll, tumorit dhe Coronës
0

E rrallë, 101 vjeçarja i mbijetoi Gripit Spanjoll, tumorit dhe Coronës

0
0

Një grua 101 vjeçare nga New York është konsideruar si gruaja e pamposhtur pasi ka arritur të kalojë shumë sfida në jetë dhe fatmirësisht të gjitha i ka kaluar me sukses.

101 vjeçarja Angelina Friedman lindi në një anije që po transportonte emigrantë nga Italia në Amerikë në mes të pandemisë së gripit spanjoll.

E ëma e saj humbi jetën ndërsa Angelina arriti të mbijetonte edhe pse në mes të një pandemie shumë të rrezikshme.

Anxhelina i ka mbijuar gjithashtu kancerit, aborteve, gjakderdhjes së brendshme dhe së fundmi edhe Coronavirusit.

E moshuara zbuloi që ishte infektuar me COVID-19 gjatë një kontrolli rutin.

Ajo u izolua për disa javë rrjesht dhe pas testit përfundimtar në datë 20 prill rezultoi negative duke e mposhtur kështu edhe këtë virus.

Axhelina është e vetmja e mbijetuar nga 11 motrat dhe vëllezërit e saj dhe se tashmë pasi u shërua plotësisht nga Corona ka filluar rutinën e saj të përditshme ashtu si më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=T21JGf7VT1o

Link: https://www.youtube.com/watch?v=T21JGf7VT1o

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-standing-beside-woman-on-white-wooden-chair-facing-body-of-water-160767/