Home Aktualitet Tronditëse, futbollisti i njohur dhunon barbarisht të dashurën
Tronditëse, futbollisti i njohur dhunon barbarisht të dashurën
0

Tronditëse, futbollisti i njohur dhunon barbarisht të dashurën

0
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pas një videoje shokuese të publikuar nga e dashura e futbollistit të njohur të Boca Junior Sebastian Villa.

Daniela Cortes akuzon direkt futbollistin duke treguar përmes një videoje shënjat e dhunës në trupin e saj.

Krahas fotove dhe videove tronditëse ku duken qartë shenjat e dhunës barbare Daniela thotë se ka duruar për më shumë se dy vite, dhunë fizike dhe tortura të ndryshme.

Ajo thotë se e ka falur disa herë futbollistin me shpresën se do të ndryshonte, por kjo nuk ka ndodhur.

Pas videos që po bën xhirron e rrjetit i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit të futbollit Boca Junior të cilët thanë se janë në kontakt me avokatet e lojtarit dhe me policinë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkaq pas videos Daniela ka marrë mesazhe të shumta mbështetëse nga miq dhe fansa të saj të cilët i kanë ofruar madje edhe ndihmë për të kaluar traumën që i ka shkaktuar kjo ngjarje.

https://www.instagram.com/p/B_gaNneh1a1/

Link: https://www.instagram.com/p/B_gaNneh1a1/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-photo-of-woman-with-her-hands-tied-with-rope-1435441/