Home Aktualitet E fundit/ shkon në 773 numri i të infektuarve, Manastirliu: Kemi më shumë se 100 vatra aktive”
E fundit/ shkon në 773 numri i të infektuarve, Manastirliu: Kemi më shumë se 100 vatra aktive”
0

E fundit/ shkon në 773 numri i të infektuarve, Manastirliu: Kemi më shumë se 100 vatra aktive”

0
0

Ka shkuar në 773 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 7 raste të reja, 3 prej të cilave në Krujë, dy në Tiranë dhe dy në Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona të tjerë duke e çuar në 470 numrin e personave të shëruar.

Ndërkaq Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se duhet të tregohet kujdes për fazat e rihapjes.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 persona ende të prekur dhe kjo do të thotë se jemi ende në fazë aktive të epidemisë sqaron Manastirliu.

Ajo tha gjithashtu se janë mbi 100 vatra aktive dhe se aktualisht po vijon puna për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të përhapjes së sëmundjes.

Ndërkaq hapja e bizneseve në fillim të kësaj jave ishte faza e parë e strategjisë së hapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që do të pasojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=HnJNWx5QT10

Link: https://www.youtube.com/watch?v=HnJNWx5QT10

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_DMzCdhEBC/