Home Aktualitet Klosi jep detajet e para, ja cilat bare dhe restorante do të hapen fillimisht
Klosi jep detajet e para, ja cilat bare dhe restorante do të hapen fillimisht
0

Klosi jep detajet e para, ja cilat bare dhe restorante do të hapen fillimisht

0
0

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se nga data 18 maj do të hapen baret dhe restorantet si pjesë e masave lehtësuese.

Por këto masa lehtësuese do të shoqërohen edhe me protokollet përkase të sigurisë të cilat do të duhet të zbatohen me përpikmëri nga drejtuesit e këtyre bizneseve, por edhe nga qytetarët që i frekuentojnë.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një interviste për “ABC News”, deklaroi se të parat do të hapen ato bare e restorante që janë në natyrë kryesisht në zonat rurale dhe ato bregdetare.

Megjithatë Klosi tha se shumica e bareve e restoranteve kanë ambjentet të jashtme dhe do të mund të nisin punën në kushte të rrepta sigurie nga data 18 maj.

Ndërsa lidhur me plazhet Klosi sqaroi se në një hapësirë prej 10 metrash katrorë do të mund të qëndrojnë vetëm 4 persona dhe se këtë vit nuk do të ketë as festa të mëdha dhe as grumbullime siç ka ndodhur gjithë vitet e shkuara.

https://www.youtube.com/watch?v=W6qsK8FAXMw&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=W6qsK8FAXMw&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/four-women-chatting-while-sitting-on-bench-1267697/