Mjekët shqiptarë sqarojnë çfarë ndodhi në Itali, ja si qëndron e vërteta e festës
Dy ditë më parë në mediat italiane qarkulloi lajmi se mjekët shqiptarë kanë festuar me birra dhe muzikë të lartë përfundimin e misionit dhe se për këtë ishin gjobitur me shuma deri në 500 euro.
Bluzat e bardha janë kthyer ndërkaq në Shqipëri pas misionit një mujor në shtetin fqinj dhe janë pritur në aeroport nga Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu.
Ndërkaq një prej tyre ka sqaruar në një intervistë për “Ora News” se çfarë ka ndodhur realisht në hotel.
Ai tha se situata është ekzagjeruar në media dhe se ata kanë festuar vetëm duke kënduar këngë shqiptare dhe jo duke pirë siç është përfolur.
Pas përfundimit të misionit, bluzat e bardha vendëson të festonin edhe për përgjigjen negative të testit për COVID-19, por situata sipas tyre është ekzagjeruar nga media.
Ndërkaq ata folën edhe për eksperiencën e tyre në spitalin e Breshias ku situata ishte tejet serioze në momentet kur kanë shkuar para një muaji, ndërsa së fundi ishte qetësuar mjaftueshëm.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=AYvMWy-CzpI&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/pcb.942584022864315/942583636197687/?type=3&theater