Ndahet çifti i famshëm i showbizit, modelja shqiptare rrëfen për herë të parë çfarë ndodhi
Kohët e fundit në media është përfolur gjatë për një ndarje të mundshme midis modeles Heidi Lushtaku dhe boksierit shqiptar Robin Krasniqi.
Edhe pse zerat kanë kohë që qarkullojnë asnjë prej tyre nuk kishte thënë gjë të paktën deri para një dite kur modelja është detyruar të sqarojë situatën mes saj dhe tashmë ish të fejuarit.
Heidi ka shkruar në instagram se ajo dhe Robin janë ndarë 7 muaj më parë dhe se tashmë janë miq të mirë.
Ajo ka vlerësuar shumë 4 vitet e kaluara pranë boksierit ndërsa shtoi se ndarjen nuk janë aspak të lehta, sidomos pas një periudhe të gjatë së bashku të mbushur me kujtime të bukura.
Megjithatë ajo tha se Robin vazhdon ta çmoj si mik, sidomos familjen dhe nënën e tij e cila e ka trajtuar njësoj si të ishte bija e saj.
Në fund të shkrimit modelja i uron ish partnerit suksese në pasionin e tij dhe në realizimin e ëndrrave dhe synimeve të jetës.
https://www.instagram.com/p/B_mhD81lcdn/Link: https://www.instagram.com/p/B_mhD81lcdn/
https://www.instagram.com/p/B_dcDCmIYoU/Link: https://www.instagram.com/p/B_dcDCmIYoU/
https://www.instagram.com/p/B_IXcdQFASL/Link: https://www.instagram.com/p/B_IXcdQFASL/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/