E fundit/ Ministria e Shëndetësisë raporton rastet e reja me COVID-19, ja situata
Shkon në 789 numri i të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se janë rregjistruar 7 raste të reja, 5 prej të cilave në Tiranë, një në Kukës dhe një tjetër në Krujë.
Situata sipas ekspertëve paraqitet nën kontroll dhe aktualisht numri i personave që e kanë fituar betejen më COVID-19 ka shkuar në 519 dhe ëshë më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend po marrin shërbimin 31 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë lehtësim të masave, Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit social dhe të tregohen të kujdesshëm për të shmangur zinxhirin e transmetimit të sëmundjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=MKZKFwY-3b8
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/