Home ShowBiz Fansja bën twerk në lidhje live, Dj Khaled mbyll sytë dhe bën reagimin e papritur
Fansja bën twerk në lidhje live, Dj Khaled  mbyll sytë dhe bën reagimin e papritur
0

Fansja bën twerk në lidhje live, Dj Khaled mbyll sytë dhe bën reagimin e papritur

0
0

Dj Khaled ka vendosur që ti dedikohet fansave, duke realizuar disa video live me ta, nga shtëpia e tij.

Megjithatë ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një veprimi i fanseje e cila sapo ka ndezur kamerën ka vendosur të bëjë twerk.

Dj Khaled shihet tejet i habitur ndërsa më pas vendos të mbyllë sytë dhe ti thotë fanses të ndalë pasi ai ka një familje.

Por ajo duket se nuk ka dashur t’ja dijë për fjalët e tij dhe ka vijuar me performancën e saj, ndërsa shihet e veshur me rroba minimaliste dhe më pas shkon deri aty sa të fillojë të derdhë ujë në të pasme.

DJ Khaled e ka postuar këtë video në instagramin e tij ndrërsa shkruan: “Kam dashuri për këdo, ju lutem merreni me qetësi ku jam në lidhje direkte në instagram. Përsëris kam dashuri për këdo, le të respektojmë njëri tjetrin, asnjë veçdashurisë, bekime”

Videoja e publikuar prej tij ndërkaq ka shkaktuar të qeshura të shumta mes fansave të tij.

https://www.instagram.com/p/B_vnhJRJkXh/

Link: https://www.instagram.com/p/B_vnhJRJkXh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-Hc0-aJyVE/