Home Aktualitet Zgjerohet fasha orare e vizitave shëndetësore, ja çfarë ndodh pas 11 majit…
Zgjerohet fasha orare e vizitave shëndetësore, ja çfarë ndodh pas 11 majit…
0

Zgjerohet fasha orare e vizitave shëndetësore, ja çfarë ndodh pas 11 majit…

0
0

Hapja e sistemin shëndetësor do të jetë më faza.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në poliklinikën nr 3 në kryeqytet tha se duke nisur nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare për vizita në qëndrat shëndetësore e poliklinika.

Manastirliu theksoi se fillimisht do të nisë me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të ketë një fazë të mëtejshme.

Sipas Ministres situata do të vlerësohet pas datës 11 maj, për të vendosur hapat e mëtejshëm për sistemin shëndetësor.

Manastirliu shtoi gjithashtu se aktualisht strukturat shëndetësore po përgatiten për vendosjen e masave të sigurisë për të zbatuar protokollin e sigurisë së nevojshme për kryerjen e çdo lloj vizite për qytetarët.

Ndërkohë Ministrja shtoi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë edhe konsultat online për çdo problematikë me shëndetin.

https://www.youtube.com/watch?v=In1nZ76OCNI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=In1nZ76OCNI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_DMzCdhEBC/