Influencuesja më e famshme në botë Chiara Ferragni ka festuar në kushtet e karantinës 33 vjetorin e lindjes.
Urimi më i veçantë i ka ardhur nga i biri dy vjeçar i cili sapo ka mësuar të flasë dhe me gjuhën e ëmbël prej fëmije dhe fytyrën e buzëqeshur i thotë asaj: “Urime mama”.
Ndërsa bashkëshorti i saj reperi Fedez i ka bërë një urim shumë special teksa shkruan në fytyrën e saj: “Gjoks i vogël, zemër e madhe”, ndërsa i thotë gjatë videos se ajo ka një zemër shumë të madhe, video që e ka postuar edhe Chiara duke shkruar me humor se i shoqi është shumë romantik.
Përveç këtij urimi simpatik Fedez i ka përgatitur në kushte shtëpie një tortë mjaft të këndshme, ndërsa nuk kanë munguar lulet dhe surprizat për Chiarën e cila ka vendosur ti ndajë me ndjekësit e saj në instagram të gjitha surprizat e ditëlindjes.
Pavarësisht se në kushte të vështira bashkëshorti dhe i biri kanë arritur ta surprizojnë duke i dhuruar një prej ditëlindjeve më të bukura.
https://www.instagram.com/p/B_4ULyKJzrI/ https://www.instagram.com/p/B_5GXZAJfdz/Link: https://www.instagram.com/p/B_5GXZAJfdz/
Link: https://www.instagram.com/chiaraferragni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_znHaFp14q/