Home ShowBiz Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij
Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij
0

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij

0
0

Ylli i Harry Poter, Rupert Grint është bërë baba për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij.

Ai dhe partnerja Georgia Groome e mbajtën të fshehtë shtatëzaninë për një kohë të gjatë deri sa u zbulua nga mediat vetëm muajin e fundit.

Publicisti i çiftit njoftoi në një komunikim zyrtar se aktori 31 vjeçar dhe partnerja e tij 28 vjeçare u bekuan me ardhjen në jetë të një vajze, ndërsa ka kërkuar që të respektohet privatësia e tyre në këtë periudhë.

Aktori dhe partnerja e tij janë prej vitesh në një lidhje së bashku, por gjithçka kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes së mediave.

Ndërkaq ata nuk e kanë bërë ende të ditur emrin e vogëlushes.

https://www.instagram.com/p/B8Ckq-Lg9eo/

Link: https://www.instagram.com/p/B8Ckq-Lg9eo/

Burimi i lajmit: https://www.rte.ie/entertainment/2020/0507/1137126-harry-potter-star-rupert-grint-has-become-a-dad/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grayscale-photo-of-baby-feet-with-father-and-mother-hands-in-heart-signs-733881/