Home Aktualitet Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve të Maturës Shtetërore, ja si do të veprohet
Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve të Maturës Shtetërore, ja si do të veprohet
0

Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve të Maturës Shtetërore, ja si do të veprohet

0
0

Pavarësisht ndërprerjes së procesit mësimor për shkak të COVID-19, maturantët janë të vetmit që do të rikthehen në shkollë për një periudhë tre javore me qëllim përgatitjen për provimet e maturës.

Këto provime do të mbahen në datat, 8, 11, 15 dhe 18 qeshor duke respektuar të gjitha rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shmangur përhapjen e çdo infeksioni të mundshëm.

Ndërkaq Drejtoresha e Qendrës Arsimore Rezana Vrapi ka dhënë disa detaje lidhur me korrigjimin e testeve.

I gjithë testi do të jetë i realizuar me alternativa dhe korrigjimi këtë vit do të bëhet në mënyrë digjitale.

Pasi nxënësit të përfundojnë testin, përgjigjet do ti hedhin në fletëpërgjigje e cila do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Kjo metodë do të shkurtojë kohën e korrigjimit dhe do të garantojë besueshmë.

Ndërkaq i gjthë procesi i Maturës Shtetërore do të përfudojnë brenda datës 30 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=Jzl5anGjUN4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Jzl5anGjUN4

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/auditorium-benches-chairs-class-207691/