Home Aktualitet E fundit/ Ulet numri i të infektuarve, raste të reja vetëm në dy qytete
E fundit/ Ulet numri i të infektuarve, raste të reja vetëm në dy qytete
0

E fundit/ Ulet numri i të infektuarve, raste të reja vetëm në dy qytete

0
0

Ka shkruar në 856 numri i të infektuarve me COViD-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.

Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 6 raste të reja me Coronavirus, 3 në Tiranë dhe 3 në Krujë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 pacientë të tjerë.

Aktualisht në dy spitalet në vend, janë shtruar 29 pacientë dhe katër prej tyre janë në terapi intensive.

Më pak se 15% e të prekurve aktive janë duke marrë shërbim në spital, ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar nga mjeku i familjes.

Ditët e fundit është vënë re një përmirësim i situatës edhe në spitale.

Ndërkaq nga dita e hënë pritet të vihen në zbatim masa të reja lehtësuese dhe për këtë arsye ekspertë të Ministrisë bëjnë thirrje që të respektohen rregullat e distancimit social, ndërsa bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=1n9NnPdHfmM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1n9NnPdHfmM

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/