0
0
Këngëtarët që kanë marrë pjesë në Eurovizion mes të tyre edhe Jonida Maliqi kanë rrëfyer në spektaklin “E diela shqiptare” eksperiencat e tyre gjatë pjesëmarrjes.
Këngëtarja Jonida Maliqi që prezantoi Shqipërinë në 2019, ndau me publikun eksperiencën e saj gjatë ditëve të qëndrimit në Izrael ku u mbajt festivali.
Ajo tha se fansat i kanë lënë letra dhe kartolina poshtë derës në dhomën e hotelit dhe se i ka bërë shumë përshtypje.
Gjithashtu Jonida tha se fansa të Eurovizionit dhe që mbështesnin Shqipërinë vinin me bluza me flamurin shqiptar gjë që sipas saj ndodh shumë rrallë në Shqipëri.
Link: https://www.instagram.com/p/B_45KTTnxJ1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/