Home ShowBiz Me puro në dorë, Marina poston foton e veçantë nga ballkoni i shtëpisë
Me puro në dorë, Marina poston foton e veçantë nga ballkoni i shtëpisë
0

Me puro në dorë, Marina poston foton e veçantë nga ballkoni i shtëpisë

0
0

Marina Vjollca është një prej personazheve më të dashura për publikun.

Prej kohësh atë e shohim tashmë nën drejtimin e “Klanifornia”, spektaklit të humorit që transmetohet çdo të shtunë në “Tv Klan”.

Moderatorja gjatë kësaj periudhe kohore ka ndarë me fansat e saj momente nga karantina dhe mënyra se si po e menaxhon kohën në shtëpi.

Si një adhuruese e maceve ajo ka marrë së fundmi në shtëpi edhe një mace shumë të bukur, të cilën e kemi parë ta ekspozojë shpesh në rrjetet sociale.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndarë me fansat një tjetër moment relaksi në shtëpinë e saj.

Ajo ka pozuar me një puro në dorë nga ballkoni i shtëpisë gjatë mbrëmjes.

Marina ka postuar vetëm dorën dhe puron ndërsa tregon pamjen në mbrëmje nga ballkoni i shtëpisë ku jeton me bashkëshortin, reperin Getoar Selimi.

Marina

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Byf25ltBS/