Home Aktualitet Shënohet numri më i ulët i të prekurve me COVID-19 në vend, Kruja zero raste
Shënohet numri më i ulët i të prekurve me COVID-19 në vend, Kruja zero raste
0

Shënohet numri më i ulët i të prekurve me COVID-19 në vend, Kruja zero raste

0
0

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëvë të fundit në vendin tonë.

Ky është numri më i ulët në 8 javët e fundit dhe për herë të parë pas kaq kohësh nuk ka asnjë rast në qytetin e Krujës.

Katër e reja janë evidentuar dy në Tiranë, një në Kamëz dhe një në Shkodër.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se deri më sot janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 872 qytetarë, 654 prej të cilëve janë shëruar plotësisht.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 28 persona, tre prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërkaq pavarësisht lehtësimit të masave ekspertët bëjnë apel për të treguar kujdes, duke respektuar në maksimum rregullat e distancimit social si dhe protokollet e sigurisë për çdo biznes që hap aktivitetin nga dita e sotme.

https://www.youtube.com/watch?v=10Mf_nVRnXs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=10Mf_nVRnXs

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/