Rikthimi i maturantëve në shkollë, Shahini publikon rregullat që duhet të ndiqni
Në 18 maj maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për një periudhë tre javore gjatë së cilës do të përgatiten për provimet e Maturës Shtetërore.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videoje të shpërndarë në instagram ka treguar rregullat që maturantët duhet të ndjekin kur të shkojnë në shkollë.
Si fillim ajo thotë se të gjithë duhet të jenë të paisur me maskë, duhet të ruajnë distancën prej 1,5 deri në dy metra si në oborr ashtu edhe në klasa.
Në çdo bankë do të ketë një disinfektues të cilin nxënësit mund ta përdorin nëse do ta kenë të nevojshëm.
Gjithashtu nëpër korridore dhe klasa janë vendosur shenjat e distancimit, si dhe afishe me rregullat që duhet të ndiqen nga maturantët për të respektuar rregullat e distancimit social.
Maturantët do të zhvillojnë mësim për rreth 3 javë, ndërsa më pas do ti nënshtrohen provimeve duke respektuar protokollet e sigurisë.
https://www.instagram.com/p/CAGN6lEgt97/Link: https://www.instagram.com/p/CAGN6lEgt97/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_xl1D5g-fz/