Moderatorja Alesia Bami gjatë rubrikës “trotuar” në spektaklin “E diell”, i habiti të gjithë pasi pohoi se ishte fejuar.
Menjëherë mediat filluan të aludonin se Alesia ishte fejuar me një biznesmen i cili e kishte ndihmuar të hapte disa biznese.
Aq shumë bënë bujë këto deklarata, saqë moderatorja është detyruar të shpjegojë situatën.
E ftuar gjatë programit “Shqipëria live”, Alesia sqaroi se në fakt ajo nuk është e fejuar dhe nuk ka as të dashur dhe se gjithçka u tha në kuadrin e shakasë.
Në një status sqarues para se të fliste në emision, Alesia tha se do të preferonte që partneri i saj të ishte mjek në kushtet që po kalojmë, megjithatë e pyetur për statusin e saj aktual, moderatorja tha se është single dhe se nuk ka as mjek dhe as biznesmen të dashur.
Link: https://www.instagram.com/alesia_bamii/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B61ThJbh8wS/