Home Aktualitet E trishtë, këngëtarja e famshme humb të birin në moshën 21 vjeçare
E trishtë, këngëtarja e famshme humb të birin në moshën 21 vjeçare
0

E trishtë, këngëtarja e famshme humb të birin në moshën 21 vjeçare

0
0

Këngëtarja e njohur amerikane Melissa Etheridge ka humbur së fundmi të birin vetëm 21 vjeç.

Mediat amerikane njoftojnë se djali i këngëtares ndërroi jetë për shkak të varësise nga opioid një lloj qetësuese për dhimbjet i ngjashëm me drogërat por që krijon varësi të fortë.

Njoftimin për largimin e tij nga jeta e dha vet këngëtarja me nje status në rrjetet sociale ku ndër të tjera shkruan:

“Sot ju bashkova qindra, mijëra familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga varësia e opioid. Djali im Bechet që ishte vetëm 21 vjeç u përpoq për të luftuar varësinë, por fatkeqësisht ju nënshtrua sot. Ai do ti mungojë atyre që e deshëm, familjes dhe miqve. Zemra ime është e copëtuar. Jam mirënjohese ndaj të gjithë atyre që na ngushëlluan”.

Këngëtarja ka marrë mijëra mesazhe ngushëllim miq, familjare e ndjekës të saj, të cilët janë përpjekur ta mbështesin në këto momente të vështira.

https://www.instagram.com/p/CAJilCwjeVv/

Link: https://www.instagram.com/p/CAJilCwjeVv/