E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare ish Ministri i Shëndetësisë
0
0
Ish Ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së PD-së Maksim Cikuli ka ndëruar jetë në moshën 68 vjeçare si rezultat i komplikacioneve me shëndetin.
Cikuli ishte profesor doktor në fushën e gjenetikës, ndërsa ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë në vitet 1994-1997.
Gjithashtu ai ka qenë deputet i PD-së në dy legjislatura në 1996 dhe 2001.
Ish ministri njihet për një kontribut të gjerë në fushën e mjekësisë si themelues i gjenetikës shqiptare, ndërsa ka punuar për vite me rradhë si pedagog.
Ish ministri i arsimit Myqerem Tafaj ka shprehur hidhërimin e tij me një status në facebok ku e konsideron largimin nga jeta të profesorit një humbje të madhe jo vetëm për ata që patën fatin ta njihnin, por edhe për shkencën shqiptare të mjekësisë.