Home Aktualitet Një tjetër qytet i shtohet zonës së gjelbër, Manastirliu njofton masa të reja lehtësuese
Një tjetër qytet i shtohet zonës së gjelbër, Manastirliu njofton masa të reja lehtësuese
0

Një tjetër qytet i shtohet zonës së gjelbër, Manastirliu njofton masa të reja lehtësuese

0
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram masat lehtësuese duke nisur që nga dita e sotme.

Kështu hartës së zonave të gjelbërta i është shtuar që nga sot edhe qyteti i Fierit, ndërsa në këto zona siç u njoftua edhe nga kryeministri Rama, është hequr plotësisht kufizimi dhe fashat orare.

Në zonat e kuqe orari është zgjatur deri në orën 21 dhe tashmë nuk do të ketë më nevojë për autorizim në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Nga sot ka nisur shkolla për maturantët të cilët do të përgatiten për provimet e maturës shtetërore.

Gjithashtu nga dita e sotme janë hapur baret dhe restorantet në të gjithë vendin në ambjente të hapura nën kushte të rrepta sigurie, duke respektuar distancën dhe normat bazë të higjenës në bazë të protokolleve të sigurisë të lëshuara nga Ministria.

Aktualisht po qëndron i mbyllur vetëm transporti publik dhe ai ndërqytetas për të cilin kryeministri Rama tha se është i fundit që do të hapet dhe se përbën rrezik.

Manastirliu krahas masave ka shtuar se tashmë kërkohet më shumë vigjilencë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

https://www.instagram.com/p/CAUbds1A9Zs/

Link: https://www.instagram.com/p/CAUbds1A9Zs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_nRLLonQKd/