Home ShowBiz Pas ndarjes nga i shoqi, aktorja kapet “mat” me reperin e njohur
Pas ndarjes nga i shoqi, aktorja kapet “mat” me reperin e njohur
0

Pas ndarjes nga i shoqi, aktorja kapet “mat” me reperin e njohur

0
0

Aktorja e njohur Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green duket se i kanë dhënë fund martesës.

Lajmi ka disa javë që po qarkullon në mediat rozë të cilat kanë rrëfyer se çifti kanë vendosur ti japin fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Por aktorja duket se nuk ka humbur kohë ndërsa është fotografuar në makinën e reperit të njohur Machine Gun Kelly.

“Daily Mail” ka postuar disa foto ku aktorja dhe reperi kanë lëvizur së bashku në të njëjtën makinë gjatë fundjavës në Los Angeles çka i ka bërë fansat të mendojë se ata të dy po e kalojnë karantinën së bashku.

Pavarësisht dyshimeve të para, aktorja nuk ka konfirmuar ende asnjë gjë.

Ndërsa aktori nga ana tjetër ka bërë një postim të çuditshëm në instagram ku duket sikur i referohet ish partneres.

Me foton e një fluture mbi lule, aktori shkruan: “Fluturat mërziten duke u ulur në të njëjtën lule për një kohë të gjatë. Ato fillojnë të lodhen. Është një botë kaq e madhe dhe ato duan ta eksplorojnë atë”

https://www.instagram.com/p/tW5p8HJl6T/

Link: https://www.instagram.com/p/tW5p8HJl6T/

Burimi i lajmit: https://www.tmz.com/2020/05/16/megan-fox-hanging-out-machine-gun-kelly-marriage-trouble-rumors/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdA4RIYA7Nz/