Dafina zgjidh gërshetat dhe flokët i përngjajnë një kaçubeje, kështu nuk e kishim parë asnjëherë
Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve që ndryshon më shumë look se kushdo tjetër.
Atë e kemi parë të provojë të gjitha modelet dhe ngjyrat deri sa vendosi të qethet tullë.
Tashmë flokët e saj janë rritur dhe i ka lënë në ngjyrën e saj natyrale.
Pak kohë më parë ajo vendosi ti bënte flokët gërsheta të vogla, një model ky që i shkonte shumë.
Tashmë ka vendosur ti zgjidhë gërshetat dhe të tregojë pamjen e flokëve dhe nuk mund ta imagjinoni si duket.
Të ngritura përpjetë dhe të fryra si një kaçube, Dafina zbulon lookun më të veçantë ashtu si nuk e kemi parë asnjëherë.
Ajo ka pozuar para pasqyrës, dhe do t’ju bëjë të qeshni me lot me mënyrën se si i rinë flokët, një stil vërtetë unik.
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Y5yq6Bx05/