Home ShowBiz Loriku tregon vesin më të madh për të cilin i ka ngjarë edhe i biri
Loriku tregon vesin më të madh për të cilin i ka ngjarë edhe i biri
0

Loriku tregon vesin më të madh për të cilin i ka ngjarë edhe i biri

0
0

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana ndodhet aktualisht në Romë ku po qëndron i izoluar së bashku me familjen e tij.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, Loriku ka folur më shumë lidhur me karakterin e tij, jetën në familje si dhe marrëdhënien me bashkëshorten.

Ai ka treguar se në fakt është shumë liberal në martesë, ndërsa bashkëshortja e tij është më posesive, madje ajo e ngacmon shpesh që të jetë më tepër xheloz.

Loriku thotë gjithashtu se për motrën e tij 18 vjeçare bëhet xheloz dhe dëshiron të dijë çdo gjë, prandaj tregon se me vajzën e tij dyshon se do të jetë kaq i urtë siç është me bashkëshorten.

Gjatë intervistës Loriku tregon gjithashtu edhe për vesin e tij më të madh që mesa duket e paska trashëguar edhe i biri.

Loriku thotë se ka disa vese, por një prej tyre është se që kur I flet bashkëshortja disa herë  nuk i përgjigjet, të njëjtën gjë ka vënë re edhe tek i biri.

https://www.instagram.com/p/CAnrkKwFc09/

Link: https://www.instagram.com/p/CAnrkKwFc09/

https://www.instagram.com/p/CAnrHqbFyoq/

Link: https://www.instagram.com/p/CAnrHqbFyoq/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/