Home Aktualitet E fundit/ Vijon të rritet numri i rasteve të reja, të gjitha në Tiranë
E fundit/ Vijon të rritet numri i rasteve të reja, të gjitha në Tiranë
0

E fundit/ Vijon të rritet numri i rasteve të reja, të gjitha në Tiranë

0
0

Ka shkuar në 1076 numri i raste me COVID-19 në vendin tonë që prej shpërthimit të epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 26 raste të reja të gjitha në kryeqytet.

Nga hetimi epidemiologjik janë testuar 73 personel mjekësor shëndetësor nga të cilët 12 persona kanë rezultuar pozitiv, por pa simptoma.

Në total janë 20 persona të prekur në QSUT, kontakte të rastit të zbuluar tre ditë më parë, ndërsa po vijon hetimi epidemiologjik për disa raste të reja në Tiranë.

Në spitalin infektiv janë duke u trajtuar 24 pacientë, tre prej të cilëve në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e personave të shëruar në vend.

https://www.youtube.com/watch?v=AMd1WpoYMlU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=AMd1WpoYMlU

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/