Home Aktualitet Java që vjen sjell ndryshime, Rama jep lajmin e rëndësishëm
Java që vjen sjell ndryshime, Rama jep lajmin e rëndësishëm
0

Java që vjen sjell ndryshime, Rama jep lajmin e rëndësishëm

0
0

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të fundit me qytetarët përmes rrjeteve sociale ka treguar se nga java që vjen do të marrin fund masat kufizuese dhe ndarja e qyteteve në zona të gjelbërta e të kuqe.

Por pavarësisht heqjes së kufizimit të liridaljes dhe aktivitetit me orar të bizneseve, Rama tha se do të ketë përjashtime për aktivitetet sportive dhe kulturore, dasmat e  funeralet ku nuk do të lejohet një numër i madh njerëz.

Ndërsa lidhur me transportin publik, Rama tha se do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur edhe për pak kohë.

Kryeministri shtoi se sjellja e qytetarëve nuk duhet të jetë si më përpara, pasi rreziku vazhdon të jetë ende present, ndërsa pritet një valë e re dhe më aggressive e infeksionit.

Ndërkaq nga data 1 qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet në të gjithë vendin si dhe kufijtë tokësorë, ndërsa plazhet do të hapen nga data 10 qershor.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1827380117418902/?epa=SEARCH_BOX

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1827380117418902/?epa=SEARCH_BOX

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/