Prindërit e këngëtares së njohur shqiptare të infektuar me COVID-19
Në mars të këtij viti këngëtarja Bebe Rexha përmes një statusi në Twitter tha se një miku i saj kishte ndërruar jetë pasi rezultoi i infektuar me Coronavirus.
Ndërsa një ditë më parë ajo rrëfeu se edhe prindërit e saj e kanë kaluar Coronën, pasi kishin qenë të sëmurë për gati tre javë dhe këngëtarja tregon se e ka përjetuar shumë keq këtë fakt, pasi nuk kishte mundësi të shkonte pranë tyre.
Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj në New York dhe ajo tha se mendoi të shkonte me makinë për t’ju qëndruar pranë, por ata në mënyrë kategorike nuk pranuan.
Këngëtarja ka treguar gjithashtu se fatmirësisht ata tashmë e kanë kaluar sëmundjen dhe janë në gjëndje të mirë shëndetësore.
Gjatë periudhë së karantinës Bebe ka thënë se e ka kaluar kohën mes gatimit dhe shpikjes së recetave të reja, duke u përpjekur që të qëndronte sa shumë pozitive në një situatë të tillë.
https://www.instagram.com/p/CAvwY2VFDYr/Link: https://www.instagram.com/p/CAvwY2VFDYr/
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8368331/Bebe-Rexha-reveals-parents-NYC-COVID-19-recovering-ill.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/