Anxhelina Hadërgjonaj ka vendosur ta kujtojë ditëlindjen e mikut të saj më të mirë me disa foto e video të përbashkëta përmes të cilave i uron ditëlindjen.
Make up artisti i famshëm Ariel feston sot ditëlindjen dhe mikja e tij më e mirë ka vendosur ta surprizojë me disa urime të veçanta në instagram.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt binjak, jam shumë mirënjohese për ty, do të doja shumë të isha aty dhe ta festonin bashkë si çdo vit”, shkruan ajo në njërën prej fotove.
“Ti duhet të festosh çdo ditë, ti je një dritë që shkëlqen në këtë botë”, shkruan në një tjetër video të postuar nga festa e një viti më parë.
Anxhelina ka shpërndarë gjithashtu disa prej kujtimeve më të bukura me Ariel, ndërsa në një tjetër foto të përbashkët modelja shkruan: “Të dua jeta ime”.
Ajo e konsideron Ariel mikun e saj më të mirë, një person që nuk do ta lejë kurrë të ikë.
Link: https://www.instagram.com/anxhelina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8LuLETng2H/