Reperja Gjira Kajtazi ka ndarë me fansat e saj në instagram një moment të dhimbshëm në jetën e saj.
Gjatë periudhës së shtatëzanisë ajo ka humbur tezen e cila është gruaja që e ka dashur më shumë pas nënës.
Me një foto të tezes, Gjira e kujton kështu atë moment të vështirë në jetën e saj.
“Gjatë shtatëzanisë e kam humb tezen, që mbas nanës tem, ka qen gruja që e kom dasht me gjithë zemër.. sa shumë kisha pas qejf ti sot me qen pranë neve me ma pa djalin.. më mungon shumë dhe ende spo du me besu që sje mo pranë neve” , shkruan Gjira në foton të vjetër të saj me tezen.
Reperja është bërë nënë e një djali një vit më parë, ndërsa aktualisht po jeton me bashkëshortin dhe të birin në Gjermani.
Link: https://www.instagram.com/gjirakajtazi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAdT1x9qd3c/