Aktiviteti fizik është gjithmonë i rëndësishëm dhe mund të kryhet në çdo kohë e madje edhe duke udhëtuar sidomos kur nuk ke kohë apo mundësi për të shkuar në palestër.
Kështu edhe këngëtarja Baby G ka vendosur që të shfrytëzojë udhëtimin e saj me tren për të bërë squats dhe në fund pak twerk.
Ajo ka postuar në instagram një video teksa shfaqet duke udhëtuar me tren, ndërsa është duke e shfrytëzuar kohën për të bërë squats.
“Sfidë për të gjitha vajzat, mos humbisni asnjë ditë, apo vend të zakonshëm për të bërë squats”, shkruan ajo krahas videos, duke publikuar kështu një sfidë të re për të gjitha vajzat me qëllim që të shfrytëzojnë çdo vend për të ushtruar aktivitet fizik.
https://www.instagram.com/p/CA5TVnBnJml/Link: https://www.instagram.com/p/CA5TVnBnJml/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7bgE0Kntzp/