Home ShowBiz Rudina i blen vajzës biçikletë për një qershorin, ja çfarë bën Marku
Rudina i blen vajzës biçikletë për një qershorin, ja çfarë bën Marku
0

Rudina i blen vajzës biçikletë për një qershorin, ja çfarë bën Marku

0
0

Në festën e fëmijëve, aktorja Rudina Dembacaj e ka surprizuar të bijën duke i dhuruar një biçikletë.

Ajo ka postuar në instagram disa video ku ajo dhe Marku i tregojnë Vikit dhuratën, një biçikletë e vogël rozë e zbukuruar dhe me një tufë lulesh përpara.

Gjatë videos, partneri i Rudinës, Mark Froku po e ndihmon Vikin të hipë në biçikletë ndërsa i tregon se mbrapa ka edhe një kosh ku të vendosë gjithë gjërat e saj.

Vogëlushja shfaqet shumë e lumtur me dhuratën e saj, ndërsa po bën xhiro brenda shtëpisë.

Rudina e pyet se kujt do t’ja japë lulet dhe Viki përgjigjet se do t’ua shpërndajë fëmijëve të tjerë me rastin e festës.

Viki ka vijuar më pas festën me fëmijët e tjerë duke u argëtuar dhe duke luajtur me lodra e dhurata të ndryshme që kanë marrë me rastin e festës.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/