Home ShowBiz “Dënim maksimal, po na i vrasin vajzat..”, Marina reagon ashpër ndaj abuzimit të 15 vjeçares
“Dënim maksimal, po na i vrasin vajzat..”, Marina reagon ashpër ndaj abuzimit të 15 vjeçares
0

“Dënim maksimal, po na i vrasin vajzat..”, Marina reagon ashpër ndaj abuzimit të 15 vjeçares

0
0

Moderatorja Marina Vjollca ka reaguar ashpër ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar nga ish roja e shkollës ku studionte.

Ajo ka postuar foton e protestës që do të mbahet gjatë ditës së nesërme në sheshin Nënë Tereza nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, ndërsa shkruan: “Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli”

Moderatorja ka kërkuar kështu të zbatohet dënimi maksimal për të gjithë ata kriminelë që bëjnë veprime të tilla, ndërsa ka mbështetur fuqishëm kauzën në fjalë duke i ftuar kështu të gjithë të marrin pjesë në marshimin paqësor që do të mbahet pasditen e nesërme në shenjë proteste ndaj abuzimeve seksuale dhe dhunimeve fizike.

Kjo çështje ka shkaktuar reagime të ashpra tek shumë personazhe të njohur të cilët kanë kërkuar që të ketë më shumë mbështetje dhe të bëhet më shumë për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

https://www.instagram.com/p/CA8tHaajmN_/

Link: https://www.instagram.com/p/CA8tHaajmN_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/