“Ishalla se nuk vini, ju që bëni gam gam..”, Oriola reagon ashpër ndaj atyre që vetëm flasin
Oriola Marashi ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur ka ngritur zërin kundrejt dhunës seksuale të ushtruar ndaj 15 vjeçares përmes disa statuseve në rrjetet sociale.
Ajo ka reaguar gjithashtu edhe ndaj atyre personazheve që vetëm flasin, por që nuk guxojnë të marrin pjesë nëpër protesta.
Më datë 4 do t’ju shohim sa ngriheni për popullin tuaj. Ishalla se nuk vini dhe kush ka folur gam gam do i kthehet në ham ham personalisht”, shkruan Oriola duke i ftuar kështu të gjithë që të marrin pjesë në protestë dhe jo të protestojnë vetëm nga rrjetet sociale siç ndodh zakonisht.
Modelja ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes tronditëse duke kërkuar kështu më shumë bashkëpunim për të ngritur zërin kundrejt një dukurie të tillë shumë shqetësuese.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B84_tk_hiA_/