Fjoralba Ponari ashtu si shumë personazhe të tjerë publik ka reaguar ashpër ndaj dhunimit të 15 vjeçares nga ish roja i shkollës.
Ajo ka publikuar në intagramin e saj disa lajme për raste të ngjashme ku dhunuesit janë liruar, ndërsa ka ngritur shqetësimin për drejtësinë shqiptare që liron dhunuesit.
Moderatorja ka publikuar gjithashtu edhe një reply që i ka ardhur në një prej postimeve të saj prej një prej ndjekësve të saj i cili i është drejtuar me një gjuhë vulgare.
Fjoralba ka vendosur ta degjenerojë publikisht personin duke publikuar mesazhin e tij dhe përgjigjen e saj.
“Hëngsh veten dhe ju thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar”, i përgjigjet Fjoralba personit që i ka dërguar mesazhin, ndërsa krahas fotos së postuar shkruan gjithashtu: “U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur”
Rasti i 15 vjeçares ka ngjallur shumë reagime dhe sot pritet që të mbahet një protest paqësore në sheshin Nënë Tereza për të mbështetur viktimat e dhunës dhe gjithashtu për të kërkuar ashpërsimin e ligjit ndaj abuzuesve.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bp7Pf9oHon2/