Home Aktualitet E fundit/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacient
E fundit/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacient
0

E fundit/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacient

0
0

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistrur 20 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, 10 prej të cilave në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 në Krujë, dy në Durrës dhe dy në Tropojë.

Ndërkaq mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën edhe një 85 vjeçare nga Tirana e cila vuante gjithshtu edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

E moshuara është viktima e 34 që humb jetën nga COVID-19 në vend që prej fillimit të epidemisë në muajin mars.

Aktualisht në spitalin infektiv në vend po marrin trajtimin 27 persona, nga të cilët 6 në terapi intensive dhe një prej tyre i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri të personave të shëruar i janë shtuar edhe 15 qytetarë të tjerë, duke e çuar kështu në 925 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkaq ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se është infektuar për herë të dytë me COVID-19 një personel mjekësor si kontakt familjar, por gjëndja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=JvU0eTdtCZ0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JvU0eTdtCZ0

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/