Moderatorja Klea Huta u bë nënë e një djali 4 ditë më parë.
Ajo dhe Elgiti vendosën ta quajnë vogëlushin me emrin e veçantë Krid dhe moderatorja ishte ajo që njoftoi ardhjen në jetë të të birit me një foto shumë të bukur nga materniteti.
Tashmë Klea dhe vogëlshi janë kthyer në shtëpi aty ku i pret një surprizë e këndshme.
Moderatorja ka postuar në instagram një tortë ngjyrë blu me një arush sipër dhe një gjysmë hënë ku shkruhet: “Mirë se vjen në shtëpi, vogëlushi Krid”
Klea dhe Elgiti janë bërë prindër për herë të parë dhe pak para se vogëlushi të vinte në jetë, Klea ka treguar gjithë përgatitjet për bebin, lodrat si dhe gjithë rrobat që i kishte blerë djalit.
Link: https://www.instagram.com/kleahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBA4WK-JIr0/