Sapo është publikuar kënga që premton të kthehet në hitin e kësaj vere, bashkëpunimi midis Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.
“Parajsa ime”, është kënga që përcjell ritëm dhe atmosferë pushimesh ndërsa të bën të kërcesh dhe të dashurohesh me të sapo e dëgjon për herë të parë.
Kënga shoqërohet me një videoklip buzë detit ku shfaqet gjithë natyra e bukur e bregdetit në jug të vendit.
Kënga është mirëpritur nga fansat e këngëtarëve dhe kjo shihet në numrin e lartë të klikimeve që ka marrë në farë pak kohë nga publikimi.
Duke pasur parasysh bashkëpunimin mes dy emrave të njohur të muzikës dhe ritmin e veçantë që ka kënga, bashkëpunimi mes dy artistëve me siguri do të jetë kënga më e dëgjuar e kësaj vere.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=SZTp0eDKs_0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA2y3Lkgqi4/