Home Aktualitet Kurba njeh vetëm rritje, rekord rastesh të reja me COVID-19 në vend
Kurba njeh vetëm rritje, rekord rastesh të reja me COVID-19 në vend
0

Kurba njeh vetëm rritje, rekord rastesh të reja me COVID-19 në vend

0
0

Rritet sërisht kurba e të prekurve me COVID-19 në vend ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 48 raste të reja.

Prej tyre 24 janë në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, një në Elbasan, 2 në Pukë, dy në Lezhë, tre në Kamëz dhe një në Gjirokastër.

Ndërkaq vijonë të jetë i lartë edhe numri i të shtruarve në spitalin infektiv ku po marrin shërbimin aktualisht 52 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive dhe një në gjendje më të rëndë i intubuar.

Aktualisht në vendin tonë më shumë se 70% e të prekurve janë shëruar, ndërsa në total janë 389 persona aktivë kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Duke vënë re numrin në rritje të rasteve të reja, Ministria e Shëndëtësisë i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bisneseve që të respektojnë rregullat duke garantuar siguri dhe duke shmangur grumbullimet për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të përhapjes së sëmundjes.

https://www.youtube.com/watch?v=7EV-NLK9cAQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7EV-NLK9cAQ

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/