E fundit, rekord i ri rastesh të reja me COVID-19, ja qytet më të prekura
24 orët e fundit kanë shënuar një rekord të ri në vend, më i larti i rregjistruar deri tani.
Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 69 raste të reja me COVID-19.
Vetëm në Tiranë janë rregjistruar 28 raste të reja, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, dy në Elbasan, dhe nga një rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa në spitalin infektiv janë shtruar 50 pacientë, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar.
Aktualisht në vendin tonë janë 499 persona aktivë kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë duke u nisur nga rastet në rritje i bën thirrje qytetarëve dhe sidomos bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë dhe rregullat e higjenës duke shmangur kështu përhapjen e mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yq-zRgIDLYs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/