Home Aktualitet COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacientë, shifrat ende të larta
COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacientë, shifrat ende të larta
0

COVID-19, ndërron jetë një tjetër pacientë, shifrat ende të larta

0
0

24 orët e fundit kanë shënuar një ulje të numrit të rasteve të reja me COVID-19, por gjithsesi shifrat vazhdojnë të jenë të larta.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga testimet e kryera kanë rezultuar 50 raste të reja, shumica prej të cilave në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Krujë dhe Korçë.

Ndërkaq bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe një tjetër paciente nga Tirana.

82 vjeçarja është viktima e 38 në vend që prej fillimit të epidemisë në fillim të muajit mars.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 53 persona, 9 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 3 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona, ndërsa , duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë në 1077.

Ekspertë të Ministrisë kanë ripërsëritur apelin për të treguar më shumë kujdes sidomos bizneset me shumë punonjës, të respektojnë masat e sigurisë si dhe të përdorin maskat kudo në ambjentet të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=LAKaBvw-dhs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LAKaBvw-dhs

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/