Home Aktualitet E trishtë, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare këngëtari i njohur
E trishtë, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare këngëtari i njohur
0

E trishtë, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare këngëtari i njohur

0
0

Këngëtari korean Kim Jung Hwan i njohur ndryshe me emrin Yohan ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.

Këngëtari ishte anëtar i bandës së famshme të popit TST, një grup i njohur në Kore.

28 vjeçari ndërroi jetë një ditë më parë, por me kërkesë të familjarëve nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Në 2015 këngëtari ka debutuar me grupin e famshëm NOM, por pas largimit  nga ky grup i është bashkuar në 2017 grupit TST me të cilin po luante së fundmi.

Grupi ku bënte pjesë këngëtari ka realizuar disa këngë të famshme mes të cilave këngën “She” dhe “Love Story”.

Kënga e tyre më e fundit është “Count Down”, publikuar në muajin Janar.

Link: https://www.koreatimes.co.kr/www/art/2020/06/398_291353.html