Home ShowBiz I biri feston 10 vjetorin e lindjes, Cristiano i bën dhuratën e veçantë
I biri feston 10 vjetorin e lindjes, Cristiano i bën dhuratën e veçantë
0

I biri feston 10 vjetorin e lindjes, Cristiano i bën dhuratën e veçantë

0
0

Djali i madh i Cristiano Ronaldo feston sot 10 vjetorin e lindjes dhe futbollisti i ka bërë dhuratë  versionin e ri të takave sportive  të futbollit Mercurial Safari.

Ai ka postuar ndërkaq në instagram disa video ku tregon dhuratën që i ka bërë të birit, ndërsa më pas me të njëjtat atlete sportive kanë filluar të luajnë futboll së bashku.

“Nuk mund ta besoj që djali im bëri 10 vjeç, sa shpejt fluturon koha. Gjithmonë ke qenë motiv krenarie për babin që të do kaq shumë”, shkruan Cristiano në një foto ku pozon sëbashku me të birin i cili është një kopje e tij.

Ai është gjithashtu baba i binjakëve Eva dhe Mateo si dhe i vajzës Alana me partneren e tij Georgina Rodriguez.

https://www.instagram.com/p/CBh71KRgsOx/

Link: https://www.instagram.com/p/CBh71KRgsOx/

Link: https://www.instagram.com/cristiano/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B71FJSEofS0/