Home ShowBiz Verë shpërthyese, kompozitori Marenglen Boja vjen me surpriza
Verë shpërthyese, kompozitori Marenglen Boja vjen me surpriza
0

Verë shpërthyese, kompozitori Marenglen Boja vjen me surpriza

0
0

Kompozitori i njohur Marenglen Boja autor i shumë hiteve të suksesshme pritet të sjellë këtë verë materiale që do të pushtojnë tregun.

Ai është parë së fundmi në Vlorë me këngëtarin Kole Oroshi ku mesa duket kanë menduar të bashkëpunojnë për të nxjerrë në treg një tjetër hit.

Kënga pritet të jetë një bashkëpunim i këngëtarit në fjalë me një emër të njohur të muzikës dhe klipi do të xhirohet në qytetin e Vlorës.

Ende nuk dihet se kush do të jetë këngëtari me të cilin Kole Oroshi do të bashkëpunojë, por mësohet se kënga pritet të jetë një sukses i vërtetë.

Ky është vetëm një prej bashkëpunimeve të tij pasi kompozitori pritet  të ketë një verë të mbushur me projekte të shumta muzikore dhe që shumë shpejt pritet të shndërrohen në hite, si të gjithë këngët që mbajnë firmën e tij.

Kompozitori ka vënë firmën e suksesit në këngë dhe projekte të shumta muzikore me artistët më në zë në vend duke sjellë bashkëpunime që kanë mbetur në mendjen e publikut për një kohë të gjatë si hite të padiskutueshme.

MicrosoftTeams-image (22)

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BjIicymgRLK/