Home Aktualitet Ndërron jetë një tjetër paciente me COVID-19, rriten ndjeshëm shtrimet në infektiv
Ndërron jetë një tjetër paciente me COVID-19, rriten ndjeshëm shtrimet në infektiv
0

Ndërron jetë një tjetër paciente me COVID-19, rriten ndjeshëm shtrimet në infektiv

0
0

24 orët e fundit kanë shënuar një tjetër rekord me raste të reja me COVID-19.

Burime të Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë se nga testimet e kryera janë rregjistruar 53 raste të tjera ku 26 raste janë evidentuar vetëm në Tiranë.

Rastet e tjera janë 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë nga 3 në Fier e Pogradec, dy në Kukës dhe Lezhë, një në Durrës dhe një në Përmet.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 70 vjeçare nga Durrësi e cila vuante gjithashtu nga një formë e rëndë e leukozës.

Aktualisht në spitalin infektiv në vend po marrin shërbimin 63 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa dy prej tyre të intubuar.

Në vendin tonë janë 722 personave aktiv, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, ndërsa numri i personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 1126.

https://www.youtube.com/watch?v=K4SuLWo9zk8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=K4SuLWo9zk8

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/