Modelja e njohur shqiptare Anxhela Martini edhe pse prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin rumun Dragos, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri.
Pak kohë më parë ajo prezantoi në panairin e librit një libër ku rrëfente historinë e jetës së nënës së saj, duke treguar kështu një talent edhe në fushën e letrave.
Ajo u vendos në qendër të vëmendjes pas problemeve që bashkëshorti i saj pati me drejtësinë, por së fundmi duket se gjithçka ka kaluar dhe ata vazhdojnë të jenë të lumtur së bashku.
Ndërkaq modelja është gjithnjë aktive në rrjetet sociale ku e shohim shpesh herë të shfaqet tejet joshëse.
Ajo ka postuar në instagram një video ku shfaqet tejet joshëse ndërsa bën lëvizje sensuale në jaht.
“Më pëlqen pamja, a të pëlqen dhe ty”, shkruan ajo krahas videos, ndërsa në disa foto të postuara nga po i njëjti jaht pyet fansat se cila është më e bukur.
https://www.instagram.com/p/CBv7f5-nx-r/Link: https://www.instagram.com/p/CBv7f5-nx-r/
https://www.instagram.com/p/CBqvVrVnpkK/Link: https://www.instagram.com/p/CBqvVrVnpkK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CADrzZnHGcY/