Home ShowBiz Nuk i rezistoi trendit të momentit, Çiljeta ndryshon papritur look dhe na la pa fjalë
Nuk i rezistoi trendit të momentit, Çiljeta ndryshon papritur  look dhe na la pa fjalë
0

Nuk i rezistoi trendit të momentit, Çiljeta ndryshon papritur look dhe na la pa fjalë

0
0

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndryshuar sërish look dhe këtë herë i është bashkuar trendit të momentit.

Ajo ka vendosur ti bëjë flokët gërsheta të gjata ashtu si shumë personazhe të njohur të cilët vendosën të ndryshonin look në prag të këtij sezoni veror.

Çiljeta duket kaq ndryshe dhe njëkohësisht shumë e këndshme me pamjen e re.

Edhe pse kohët e fundit jemi mësuar ta shohim me flokë të shkurtër, duket se gërshetat e gjata i shkojnë shumë dhe i ka dhënë një look mjaft të këndshëm.

Këngëtarja prej kohësh është në një lidhje me portrierin e Partizanit, Alban Hoxhën, dhe së fundmi në media u diskutua se ajo mund të ishte shtatëzanë, zëra që ajo vetë i hodhi poshtë, duke deklaruar se nuk ka një gjë të tillë, por nëse do të ketë, do të jetë ajo që do e konfirmojë e para lajmin.

Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7YhUCuA5oc/