0
0
Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë.
Aktorja ka postuar së fundmi disa foto pranë karrocës së vajzës të cilën vendosën ta quajnë Emi.
“Faleminderit Zot për këtë bekim”, shkruan Jonida krahas fotove ku ajo që të bie në sy është fakti që aktorja është në super formë.
Ajo pozon me një bluzë të shkurtër ku tregon barkun duke i habitur të gjithë me faktin se si ka ardhur kaq shpejt në formë vetëm pak ditë pas lindjes.
Fansat dhe miqtë e saj janë habitur me fotot e Jonidës dhe madje ja kanë vënë në dukje duke e komplimentuar për trupin.
https://www.instagram.com/p/CByH2DyDAU9/Link: https://www.instagram.com/p/CByH2DyDAU9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXhGLjDgNB/