Këngëtarja Enca Haxhia vendosi fillimisht të habisë fansat duke treguar se nuk do të postonte më foto me rroba banje, por nuk kaloi shumë kohë dhe postoi një foto ku pozonte shtrirë në shezlon me bikini.
Më pas këngëtarja vendosi të fliste rreth planeve të saj për martesë dhe ndërsa publikon një video me pamje nga një pishinë shkruan: “Miq kur të bëj dasëm jeni të gjithë të ftuar. Dasma më e madhe në shqiptari”, duke treguar kështu se këngëtarja ka menduar të organizojë dasmën më të madhe ndonjëherë.
Në këto kushtet na mbetet vetëm të presim ditën kur këngëtarja do të vendosë të bëjë hapin e madh për të parë se sa speciale do të jetë dita e saj më e rëndësishme.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-erwhOn9Yc/