E fundit/ Dyfishohen rastet brenda 24 orëve, shtohen shtrimet në spitalin infektiv
Pëson sërish rritje numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë një 63 dhe një 65 vjeçar nga Tirana si dhe një 60 vjeçare nga Elbasani.
Ndërkaq nga testimet e kryera në 24 orët e fundit janë rregjistruar 82 raste të reja, dyfishi i rasteve të një dite më parë, ndërsa është shtuar edhe numri i persona të shtruar në spital ku aktualisht po marrin shërbimin 78 persona, 9 në terapid he dy të intubuar.
Një lajm i mirë është se numrit të personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 I janë shtuar edhe 43 persona të tjerë.
Në vendin tonë numërohen aktualisht 1034 persona aktiv, ndërsa Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=W5KLw5OstVs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/